Drejtoresha e Spitalit të Skraparit ka rezultuar e prekur me Coronavirus. Mësohet se drejtoresha e spitalit kishte shfaqur shenja të dukshme të infektimit dhe për këtë arsye ka kryer edhe tamponin. Mjekja kishte temperaturë të lartë, kollë të vazhdueshme dhe këputje trupore dhe gjendja e saj shëndetësore mësohet se nuk është stabilizuar ende. Ajo është e karantinuar në banesë,ku po merr edhe trajtimin mjekësor me medikamente dhe oksigjen.

“Pozitive” me  Covid-19 rezulton të jetë edhe një infermiere e Spitalit Skrapar, e cila punonte në turn me drejtoreshën e spitalit.

Pas konfirmimit “pozitiv” të testit të bërë, edhe infermierja është karantinuar, ndërkohë që nuk ka shenja të infektimit dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Burimet zyrtare nga Drejtoria e Shëndetit Publik Berat dhe Drejtoria e Higjenës komfirmojnë se është kryer dezinfektimi i ambjenteve të Spitalit Skrapar si dhe janë mbyllur për një periudhë 2-javore disa reparte të tij. Mjekët epidemiologë të DSHP Berat po punojnë për gjurmimin e rasteve të kontaktit mes mjekëve dhe infermierëve, ndërkohë që numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 117.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re