Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, Enkelejd Dyrmishi ekspert fiskal dhe përfaqësues biznesi dhe ish-nëndrejtori i Tatimeve Florenc Dilaveri ishte të ftuarit pasditen e sotme në emisionin “EkoFax” që transmetohet në Fax News me moderatore Mirilda Tilin.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha se me nisjen e procesit të rindërtimit në zonat e dëmtuara nga tërmeti, pritet edhe japë një efekt të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Ibrahimaj foli edhe ppër projekt-ligjet e qeverisë mbi taksën e re që pritet të implementohet ndaj biznesit të vogël, ku tha se ndaj këtij të fundit nuk do të ketë ndëshkime të mëdha, dhe se kur të ndodhë që të ndërmerren veprime ndëshkuese do të ndodhë pasi të kalojnë tre faza të cilat edhe i ka cituar se cilat janë.

“Kemi bërë një plan kontrollesh ndryshe nga vitet e tjera, do të përqëndrohen në bizneset e mëdha dhe ndjekjen e faturimit. Sa ju përket bizneseve të vogla do kryhen këshillime dhe jo penalitete të mëdha, vetëm pas procesit të këshillimit, monitorimit dhe konstatimit, pra do të ndëshkohen vetëm nëse kanë kaluar këto tre faza. Qarkullim i total në krahasim me vitin e kaluar ka rënë në 10.4%. Ndërkohë që ne kemi kristalizuar këtë plan kontrolli për mirëmenaxhimin e të ardhurave. Ne po marrim masat që subjektet që do të qëndrojnë pranë pragut.

Do të kenë një program të veçantë kontrolli në zyra dhe do monitorohen, sa herë shfaqen ndryshime dhe bien poshtë pragut, do marrim masat tona. Garancia sovrane ishte n jë instrument që arriti të krijohej në një kohë të shpejtë, do të garantonte likuiditetin për subjektet në një moment krize, u mirëmendua si një instrument për të paguar kontratat dhe pagesat. Paga e luftës ishte më lehtësisht e disbursueshme pasi varej nga administrate shtetërore, ndaj disponibiliteti i të ardhurave erdhi pak më vonë. Ishte një ndihmë ekonomike për familjet dhe bizneset, me të punësuar dhe të vetëpunësuar.

Qeveria është duke hartuar një program për rimëkëmbjen ekonomike, një strategji afatmesme për të ardhurat, që do përfshijë politikat fiskale që do të ndjekë ministria e Financave. Do të vijë e shoqëruar me një akt normativ për buxhetin. Dua të theksoj se procesi i rindërtimit që ka filluar, do të japë një efekt të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërkohë GDP do të përshpejtohet dhe forcohet për shkak të rindërtimit”, tha Ibrahimaj.

Florenc Dilaveri, ish-nëndrejtor i Tatimeve tha se politikat ekonomike që ka ndjekur qeveria janë efektet që kanë quar vendin në kolaps, ndërsa argumentoi se janë marrë më shumë vendime politike se sa në dobi të ekonomisë.

“Nuk ka asnjë mundësi që në momente të tilla të mendojmë për të rritur të ardhurat në buxhet, vetëm në prill maj janë 220 milionë euro minus në buxhetin e shtetit. Është e pamundur të paraqitesh në subjekte të kërkosh rritje të të ardhurave. Vendi është në kolaps ekonomik që shtohet çdo ditë me vendimet dhe strategjitë më tepër politike se sa ekonomike, thjeshtë për t’ju thënë qytetarëve se do të hanë me lugë floriri. Kthimi në politika refraktare, dhe rikthejnë situatat në pozicionet e fillimit, kur themi se do rishikojmë fashën me zero të biznesit të vogël, bëhet kthim i në zero.

Nga ana tjetër më vjen mirë sepse nuk mund të zbresim fashën e biznesit të vogël, nuk morëm mbrapsht asgjë, ngatërruam, edhe më shumë politikat fiskale. Kjo qeveri e filloi me 15% totalisht vetëm për pagat, në 2015 e futi 15% në qeratë dhe llojet e tjera të të ardhurave,. Përfshiu dividentin të cilin e ktheu mbrapsht me 8%. Politikë e pa orientuar përveç klientelizmit të momentin dhe interesa afatshkurtra”, tha Dilaveri.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re