Drejtori i Aeroportit të Kukësit Altin Progonati ka hedhur poshtë zërat për mbyllje të fluturimeve, ndonëse gjatë kësaj periudhe ato janë reduktuar nga 6 në vetëm 1 në javë. Ai u shpreh për Fax News se sezoni që u mbyll rezultoi i suksesshëm, ku shumë avion edhe sportiv shprehën interes për t’u ulur.

“Patëm një sezon të suksesshëm këtë verë, duke marrë parasysh dhe të gjitha rrethanat si nisi puna. Sezoni po vazhdon për momentin, kemi një fluturim që do të bëhet çdo të enjte, kemi aeroportë sportiv që kanë shprehur interes të ulen në vijim. Aeroporti nuk do të mbyllet”.

Më tej Progonati thotë se gjatë muajit tetor do të kemi shtim të numrit të kompanive fluturuese në këtë aeroport, aktualisht janë 6 kompani në bisedimi per te lidhe kontratën për sezonin e dimrit.

“Ne jemi në kontakte me disa kompani, tratativat janë në fazat fillestare, të cilat nuk mund tiua bëj të ditur për momentin”.

Aeroporti i Kukësit ka marë të gjitha masat për përballimin e stinës së dimrit. Gjatë kësaj periudhe ka pasur zëra për mbyllje të fluturimeve në Kukës, pretendime këto që kan hedhur poshtë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re