Inxhinieri, Romeo Nazarko është shprehur se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku duhet të mbajë përgjegjësi ligjore pas arrestimit të njeriut të saj të besuar, drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Në një intervistë për News24, Nazarko deklaroi se Ministria e Infrastrukturës ka përgjegjësi direkte, duke shtuar se “Belinda Balluku duhet të mbajë përgjegjësi morale”.

Romeo Nazarko: Përgjegjësia më lart është Ministria vetë që e krijon gjithë këtë konflikt dhe pasoja që dalin nga buxheti i shtetit.

Kemi sot inxhinierë që ndodhen jashtë vendit por licensat qarkullojnë në kompanitë. Është përgjegjësi e ministrisë, kemi 13 vite që kërkojmë urdhrin e Inxhinierit, por ministria nuk ka interes ta krijojë, Kjo përgjegjësi duhet t’i kalojë profesionistëve. Nëse zgjidhjen njerëz të papërgjegjshëm brenda urdhrit përgjegjësia i takon inxhinierëve.

Në rast abuzimi, Ministria ka përgjegjësi direkte në lidhje me këtë. Duhet të mbajë përgjegjësi ligjore ministrja Belinda Balluku, edhe nëse s’ka ligjore, duhet të ketë morale.

Inxhinieri Romeo Nazarko gjithashtu theksoi se bordi drejtues i ARRSH-së ka qenë në dijeni të abuzimeve me tenderat dhe duhet të mbajë përgjegjësi.

Romeo Nazarko: Bordi drejtues sigurisht që ka qenë në dijeni, nëse ai akuzohet për pabarazi në tendera, sigurisht është në dijeni bordi drejtues për pabarazinë në tendera që po bën drejtori i Përgjithshëm.

Bordi është institucion brenda atij institucioni që ka një fuqi shumë të madhe nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë. Është kollaj të kërkosh të jesh anëtar i bordit, por kjo ka edhe përgjegjësi.

Një nga anëtarët është nga shoqata e konsulentëve, janë përqafues të ministrive kryetari i bordit Artan Shkreli dhe tani hesht. Ky bord që duhet të përbëhej nga profesionistë, përfundoi me klientelistë. Nëse Berberi akuzohet se u ka dhënë 6 tendera kompanisë së vet, i ka dhënë edhe nga 2 tendera anëtarëve të bordit

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re