Skip to content

Drejtori i FBI-së për herë të parë pret në takim drejtorin e policisë shqiptare, Gledis Nano, për çfarë u diskutua

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Christopher Wray mirëpriti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano.

Drejtor Nano, gjatë vizitës disaditore në Uashington, krahas takimeve të rëndësishme me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë, zhvilloi një takim të veçantë me Drejtorin e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Christopher Wray.

Drejtori i FBI Christopher Wray përgëzoi Drejtor Nanon, për kurajon dhe profesionalizmin në drejtimin e Policisë së Shtetit dhe i konfirmoi mbështetjen e palëkundër të agjencive ligjzbatuese amerikane për Policinë e Shtetit.

Vizita përforcoi marrëdhëniet e forta dhe bashkëpunuese mes Policisë së Shtetit shqiptar dhe qeverisë së SHBA-së.

Përveç takimit të tij me drejtorin e FBI-së, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano më herët u takua edhe me zëvendësndihmësprokurorin e Përgjithshëm, njëkohësisht Këshilltar për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë, Bruce Swartz, shefin e Operacioneve të Jashtme të Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA), George Papadopoulos, dhe drejtues të lartë nga Byrotë Diplomatike të Departamentit të Shtetit për Sigurinë dhe Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.

Vizita në Uashington theksoi partneritetin SHBA-Shqipëri dhe rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, nëpërmjet operacioneve të përbashkëta, trajnimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë