Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha se ai do të punonte nga shtëpia dhe vullnetarisht do të shkonte në izolim sepse ishte në kontakt me një person të infektuar me koronavirus.

Tedros Adhanom Ghebreyesus njoftoi në Twitter se ai do të jetë në vet-izolim në periudhën e ardhshme.

“Jam mirë dhe nuk kam asnjë simptomë, por do të qëndroj në shtëpi sipas protokolleve të OBSH-së,” shkroi Ghebreyesus natën e së dielës vonë.

“Eshtë jetike që të gjithë të veprojmë në përputhje me rekomandimet”, shtoi ai.

“Vetëm në këtë mënyrë do të presim zinxhirët transmetues, të shtypim virusin dhe të mbrojmë sistemet shëndetësore”, shkroi Ghebreyesus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re