Në një konferencë për “Administrimin e pasurive të konfiskuara”, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve , Agim Ismaili flet për regjimin e posatçëm 41 bis ku shprehet se është i vendosur për të zbatuar kërkesat e ashpra të këtij rregjim izolimi duke pasur kapacitetet njerzore të afta për ta përmbushur me nder këtë detyrë.

“Është nder e kënaqësi e veçantë të marr fjalën në këtë takim.

Siç dihet Shqipëria ka bërë hapa shumë serioz legjislativ dhe institucioanl për luftë kundër krimit në përgjithësi e sidomos kundër atij të organizuar në veçanti.

Konkretisht implementimi i ligjit antimafia dhe reforma e mirënjohur institucionale të drejtësisë – janë garanci për sukses kundër krimit të organizuar dhe efikasitet për masat ndaj pasurive kriminale.

Tashmë me me vijimin e reformës në sistemin penitanciar, konkretisht me hyrjen në fuqi e zbatimin e ligjit për rregjimin e posaçëm në burgun e sigurisë së lartë – ose sikurse njihet gjerësisht si rregjimi 41 bis – kompletohet tërësisht edhe pjesa e ekzekutimit të vendimeve penale për eksponent të krimit të organizuar – duke garantuar pamundësinë e tyre për kurrfarlloj ndikimi, komunikimi, kordinimi e ndërveprimi të tyre me organizatën ku bëjnë pjesë apo me organizata të tjera.

Jemi të vendosur për të zbatuar kërkesat e ashpra të këtij rregjim izolimi dhe kemi edhe kapacitetet njerzore të afta për ta përmbushur me nder këtë detyrë.

Sistemi penitenciar shqiptar ka pësuar transformime të thella vitet e fundit në aspektin fizik të burgjeve, teknologji etj. por çështë më e rëndësishmja në mentalitet dhe siguri.

Ky progres ka ardhur për shkak të vullnetit të spikatur të qeverisë e harmonizuar me ndihmë e suport të ndërkombëtarëve.

Në këtë linjë, padyshim që përvoja e sistemit penitenciar Italian për zbatimin e rregjimit 41 bis është shumë e vyer e madje e pazevëndësueshme”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko