Drejtori i PR në FSHF Fatjon Kodra ka deklaruar se Shqipëria do të luaj tre miqësore përveç Suedisë, para se të përballet në Europian.

Në një intervistë për “Studio Sport” Kodra tregoi data se kur do mbahen këto miqësore, teksa shtoi se në pikëpyetje është Kili.

“Deri më tani kemi të konfirmuar miqësoren me Suedinë që do luhet më 25 mars në Stokholm. Për miqësoren eparë jemi ende duke punuar. Nuk mund të them nëse është Kili ose ndonjë skuadër tjetër. Kili edhe mund të bjerë poshtë. Besoj se në fillim të kësaj jave do kemi përgjigjen për të vendosur miqësoren e parë të marsit. Kemi që nga nëntori që kombëtarja nuk është grumbulluar dhe është e rëndësishme që stafi teknik të bëj dy ndeshje të vërteta për Europianin.

Është Suedia një skuadër që ka traditë dhe është e mirë. Në këtë rast mund ti vlejë kombëtares të matë forcat. Por edhe nëse nuk do ketë skuadër europiane, të paktën të ketë skuadra të një farë niveli.

Në këtë fazë nuk mund të përmend emra, por nëse i hedhim një sy kalendarit, një pjesë e mirëe skuadrave e kanë ndarë miqësoren, por ka edhe skuadra të tjera që nuk e kanë vendosur.. Janë skuadra e Amerikës Latine nëse luhet në Europë.

Do ketë miqësore para Europianit. Grumbullimi do fillojë në fund të majit. Ndeshja e fundit zyrtare është e Champions League. Ne jemi duke parë mundësinë që të zhvillojmë kampin stërvitor dhe nga data 1 qershor deri në 8 do kemi dy miqësore para Europianit”, tha ai./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re