Drejtori i Përgjithshëm në Komisionin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Gert Jan Koopman është takuar ditën e sotme me përfaqësuesen e opozitës, Jorida Tabaku.

Koopman e Tabaku kanë folur për rolin e Parlamentit në procesin e integrimit europian.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Koopman duke iu referuar situatës në të cilën është përfshirë Kuvendi, apelon për dialog mes mazhorancës dhe opozitës, duke e cilësuar si një faktor kyç për përparimin në axhendën e reformave të BE-së,

Reagimi i plotë:

Takimi i dobishëm sot me Jorida Tabakun, kryetare e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane. Ne diskutuam për rrugën e Shqipërisë në integrimin në BE dhe rolin e parlamentit në procesin e negociatave. Dialogu politik konstruktiv me opozitën është kyç për përparimin në axhendën e reformave të BE-së.

Useful meeting today w/ @jorida_tabaku, chair of 🇦🇱Parliament Committee for European Affairs.

We discussed 🇦🇱’s EU integration path & parliament’s role in the negotiating process.

Constructive political dialogue with the opposition is key to progress on the EU reform agenda. pic.twitter.com/f7Xhwf6uD9

— Gert Jan Koopman (@GertJanEU) November 15, 2023

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re