Teksa numërohen ditët e fundit të merkatos së verës, çështja e Icardit duket se do jetë kryefjalë dhe “Juventus” është një nga pretendentët kryesor për të siguruar bomberin argjentinas.

Pas deklaratave të bashkëshortes, që njëherazi është dhe menaxherja e futbollistit, Wanda Naras, se Icardit, drejtues të zikaltërve i kanë thënë që të qëndrojë dhe më shumë mundësi ai do të jetë sërish pjesë e klubit skuadrës së “Interit”, ka reaguar Presidenti Sportiv i “Interit”, Beppe Marotta, duke deklaruar se askush nuk i ka kërkuar Icardit të qëndrojë.

Sipas Marottas, Icardi nuk është pjesë e projektit të zikaltërve dhe është në merkato. “Asnjëri nuk i ka thënë të qëndrojë. Ai është në merkato. E ka të qartë, që nuk është më pjesë e planeve tona. Presim të shohim çdo ndodhë këtë javë të fundit në merkato”, u shpreh Marotta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re