Përveç juristit që Top Channel raportoi pak ditë më parë rezultuan me covid-19 edhe tre punonjës të tjerë të burgut të Rrogozhinës.
Tashmë aty janë karantinuar deri tani 12 punonjës të burgut, që ndërkohë janë zëvendësuar përkohësisht me punonjës të tjerë.
Ndërkohë në karantinë është edhe drejtori i burgut të Rrogozhinës, i cili u zëvendësua Genc Fejzollari, siç ka raportuar më herët Top Channel.
Numri i të infektuarve nga koronavirusi në vendin tonë është rritur gjatë ditës së sotme. Të dhënate bëra me dije gjatë përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë flasin për 16 raste të reja vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Kujtojmë që krahasuar me një ditë më parë, rastet e reja janë më pak. (Te shtune dhe te diele, 29 dhe 28 raste).
