Skip to content

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë prezanton me sukses Sistemin e Cilësisë në Komitetin Teknik të Cilësisë në EURAMET, në Slloveni. Komiteti e ka pranuar këtë Sistem si në përputhshmëri të plotë me kërkesat e standardit të ri ISO/IEC 17025:2017, duke i dhënë besueshmëri të plotë DPM-së.

Tashmë aftësitë e DPM-së njihen në nivel Evropian, çka i hap rrugën njohjes ndërkombëtare të matjeve të masës dhe më pas të presionit dhe volumeve në laboratorët e Metrologjisë Shqiptare.