Skip to content

Drejtoria e Policisë Berat raporton për disa incidente : Hetime dhe procedime të ndryshme

Aggiungi un sottotitolo 6

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku është iniciuar procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 67 vjeç, banues në Berat, pasi ai u kap duke drejtuar një motomjet në gjendje të dehur.

Po ashtu, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin A. Gj., 34 vjeç, banues në Berat. Ky i fundit dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka dëmtuar lehtë, me sende të forta, dy shtetase në rrugë.

Në Stacionin e Policisë Dimal, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori, ku është iniciuar procedimi për shtetasin Z. H., 45 vjeç, banues në fshatin Kutalli. Ky shtetas dyshohet se ka hedhur inerte në anë të rrugës “Berat-Fier” pa pasur autorizim.

Më datë 29.12.2025, janë kallëzuar dy raste të tjera:

  • Shtetasi G. Z. ka raportuar se në lagjen “Mangalem” i janë vjedhur dokumente dhe sende personale nga automjeti i parkuar. Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të rastit.

  • Një punonjës i Shërbimit Social, Kuçovë, ka kallëzuar se shtetasja F. M., 65 vjeçe, është larguar nga banesa sociale. Po punohet për gjetjen e 65-vjeçares.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.