
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat janë të angazhuara maksimalisht në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë javës që lam pas nga Strukturat e DVP Berat janë proceduar penalisht 19 shtetas, nga këta: 3 të arrestuar dhe 16 të proceduar në gjendje të lirë.
Janë plotësuar 2 kërkesë-padi për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes.
Nga ana e patrullave të Policisë Rrugore, kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset ku vetem gjatë 1 jave janë evidentuar në gjendje të dehur 4 shtetas nga të cilët 3 shtetas janë arrestuar dhe 1 proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë vendosur 345 masa administrative për shkelsit e Kodit Rrugor.
Gjithashtu po vijojn takimet sensibilizuese për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe zbatimi i programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme”, me nxënësit e klasave të gjashta.
Policia e Beratit fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar anonimatin tuaj.
