Një aksident është shënuar paraditen e së martës në Kodër Rrëshen, rreth orës 10:50, ku drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të plagosur çifti i bashkëshortëve dhe vajza e tyre, të cilët janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e këtij aksidenti.

“Ngjarja ndodhi rreth orës 10:50, në Kodër Rrëshen, ku dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga dhe është batuar, automjeti me drejtues shtetasin Ll. P.

Menjëherë, në vendin e aksidentit, kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen nga automjeti, të shtetasit Ll. P., si dhe të bashkëshortes dhe vajzës së tij, të cilat ishin pasagjere në këtë automjet.

Të 3 të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re