Drejtuesi i grupimit “Dhjetor ’90” Bislim Ahmetaj denoncoi sot nga selia blu mbylljen e derës zë zyrës, që sipas tij është marrë pasi ky grupim përshëndeti Kuvendin e mbajtur nga Berisha më 11 dhjetor.

Ahmetaj thotë se atyre iu desh të shpërthenin derën e jashtme për të dalë, ndërsa thekson se referendumi i 18 dhjetorit do t’i jap fund dilemës së mbajtjes së çelsave në PD.

“Jemi para jush për një ngjarje të pazakontë. Kisha thirrur në Kryesinë e grupimit “Dhjetor 90” për një takim në zyrën tonë në selinë e PD, zyrë që e kemi që prej 25 vitesh. Sot u gjetëm para një ngjarje të njerëzve të vegjël, ishin mbyllur dyert. Ne u futëm brenda nga selia kryesore, dhe u mbyll edhe dera e brendshme.

Na mbyllën dyert dhe na lanë brenda në zyrë, i kishin ndërruar dy bravat e dyerve të tjera. E quaj gjest të ulët. Mora në telefon njerëzit e shërbimit dhe më thanë nuk dimë gjë. Është diçka e sajuar jashtë personelit të shërbimit. E ul akoma më shumë vlerën dhe atë minimum reputacioni që mund të ketë një njeri i zakonshëm. Sapo Basha u ngjit lart na u mbyll dera.  Mledhja e fundit në PD, ka qenë para 10 ditësh.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte për ta përshëndetur Kuvendin e jashtëzakonshëm të Kuvendit të 11 dhjetorit që na pranoi si organizatë partnere. Referendumi u jep fund dilemave të mbajtjes së çelsave. Të mbash çelsat do të thotë të bësh veprime të ulëta u ka hije vetëm njerëzve që qëndrojnë prapa hekurave”, tha ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re