Skip to content

Drejtuesi i motorit pa patentë, media greke: Ndërron jetë në aksident pasagjeri, një 18 vjeçar shqiptar

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ishte pasagjer dhe së bashku me mikun e tij po udhëtonin me motor në rrugën nacionale Thesaloniki-Ierisos. Për arsye ende të paqarta për autoritetet, drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një fushë me të mbjella.

Policia dhe zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes. 18 vjeçari shqiptar është nxjerrë pa shenja jete, ndërsa drejtuesi i motorit, po ashtu 18 vjeçar, ishte i plagosur. Ky i fundit u dërgua në spital.

Siç përcollën mediat greke, i riu që po i jepte motorit rezultoi se nuk kishte patentë, ndërsa motori përshkruhet nga media si një mjet me kapacitet të lartë (shumë kubikësh).

Autoritetet e arrestuan shoferin por më pas prokuroria dha një urdhër për lëshimin e tij (hetim në gjendje të lirë).

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë