Drejtori i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike, Geri Selenica, i ftuar në “Natë më Xhaxhiun”, ka nisur të sulmojë kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.

Selenica është shprehur se qeveria aktuale nuk di të thithë investime. Ndërsa një prej superfuqive të botës, Kina, investon në rajon, në Shqipëri ka vendosur të mos e bëjë një gjë të tillë për shkak të politikave qeverisëse, u shpreh Selenica.

Më tej ai ka treguar se ka komunikuar me një psikolog anglez, i cili sipas Selenicës e ka cilësuar Ramën si të paaftë mendërisht.

“Kam folur me një psikolog shumë të edukuar, dhe e kam pyetur se çfarë sindrome ka Edi Rama. Ai më ka thënë se ai ka një formë autizmi, që quhet ADHD. Ai ka probleme mendore. Jepja timonin e makinës ai nuk mund ta drejtojë dot. Atij nuk mund t’i besosh t’i japësh një makinë për të drejtuar e jo më të drejtojë të gjithë shtetin.

Me Edi Ramën Kryeministër, ky shtet nuk mund të bëhet”, – tha Selenica ndër të tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re