Skip to content

Drejtuesi i ri i BKH, SPAK dërgon në KLP emrin e Joni Ketës

1764190809 bkh


Prokuroria e Posaçme, SPAK ka propozuar emrin e Joni Ketës, për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar”, njofton SPAK.

1764170430 joniketa

Emri i Joni Ketës është zgjedhur mes edhe 6 kandidatëve të tjerë Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano.

Për t’u konfirmuar në krye të Byrosë Kombëtaret të Hetimit pritet votimi me shumicë votash në KLP.