Komunitetet fetare në Shkodër dhe drejtues vendor u bënë bashkë në një takim për “Inteligjencën Artificiale” e cila ishte mesazhi i Papa Françeskut në ditën botërore të paqes.

Arqipeshkëvi i Shkodrës, Angelo Massafra u shpreh se përveç anëve pozitive Inteligjenca Artificiale dhe teknologjia në përgjithësi janë duke u kthyer edhe në një rrezik për shoqërinë.

Edhe zëvendës myftiu i Shkodrës, Arben Halluni tha se në vende të ndryshme të botës ka nisur të aplikohet prania e robotëve klerik dhe kjo sipas tij nuk është e nevojshme.

Halluni theksoi gjithashtu se teknologjia po keqpërdor edhe luftën në Palestinë ndërsa tha se nuk ka asnjë vetëvrasje që mund të bëhet në emër të fesë.

Pjesë e takimit ishte dhe famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër Atë Nikolla Petani, i cili gjatë fjalës së tij tha se rreziku më i madh është të krijojmë varësi nga teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale.

Ky takim i përvitshëm organizohet nga komisioni “Drejtësi dhe Paqe” pranë arqipeshkëvisë së Shkodrës zhvillohet mbi temën që përzgjedh Ati i Shenjtë në Vatikan për të dhënë mesazhe për mbarë njerëzimin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re