Partia Demokratike do të zgjedhë  drejtuesit e rinj të posteve të rëndësishme.

 

Në një dalje për mediat nga selia blu kreu i PD-së Sali Berisha tha se nuk do të dublohen funksionet, por do të ketë shpërndarje sa më të gjerë të posteve.

 

“Siç e shihni ka pasur synim prurjet e reja dhe janë jo një por disa. Ne përpiqemi të mos dublikojmë funksionet. Të gjithë ata që mund të jenë këtu anëtar kryesie largohen nga Kryesia, nuk mbajnë postin edhe anëtar edhe Kryesi. Ka patur edhe një synim, prurje të reja. Ne përpiqemi të mos dublikojmë funksionet. Ata që janë anëtarë kryesie, nuk mbajnë edhe postin e sekretarit. Ju do e shihni është një shpërndarje shumë e mirë.” u shpreh Berisha.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re