Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës e Elisabeta Imeraj është përballur këtë të mërkurë me procesin e vetingut.

 

KPK, raporton Vizion Plus, ka kryer hetim për Imerajn në të tre shtyllat pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure.

 

Elisabeta Imeraj ka deklaruar pasurinë në mënyrë të rregullt dhe nuk ka kryer fshehje si dhe ka dorëzuar deklaratat e pasurisë që prej vitit 2004.

 

Imeraj është drejtuese e prokurorisë së Tiranës që prej gushtit të vitit 2018. Ajo u komandua në atë post pas shkarkimit prej KPK-së të ish-prokurorit, Dritan Rreshka.