Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar takimin që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë me liderët e Rajonit në Tiranë, që sipas tij nuk është gjë tjetër veçse ajo që ai e quan “dreka” e te 40-tave të “Ballkanit të hapur”!
Sipas Tritan Shehut, Rama dhe Vuçiç janë të pabesueshëm për procesin e Berlinit.
“Dreka e sotme e Rimës për “Procesin e Berlinit”, është thjesht një mjegullnaje për te fshehur “arshivimin” e detyruar te “Jugosllavisë se re”! Qe ajo deklarate e tij per “avullimin’ pa asnje shpjegim te asaj nisme te Vucic, ishte nje “epilog” i detyruar, kjo nuk le vend per asnje dyshim”, shkruan Shehu.
Reagimi i deputetit të PD
Vuçiç, Rama&Co, promovuesit e “Ballkanit te hapur” janë te pa besueshëm për “Procesin e Berlinit”.
Pra “Dreka” e Rames është vetëm “dreka” e te 40-tave te “Ballkanit te hapur”!
Dreka e sotme e Rimës për “Procesin e Berlinit”, është thjesht një mjegullnaje për te fshehur “arshivimin” e detyruar te “Jugosllavisë se re”!
Qe ajo deklarate e tij per “avullimin’ pa asnje shpjegim te asaj nisme te Vucic, ishte nje “epilog” i detyruar, kjo nuk le vend per asnje dyshim.
Dhe kjo ndodhi pak jave me pare, sot shtrohet dreka.
Ndersa “Procesi i Berlinit” eshte nje nisme thelbesore, pluri dimensionale, me efekte tejet pozitive per secilin vend, Rajonin ne terresi, integrimin.
Kjo nisme udhehiqet nga BE, jo nga Vucic a dikush tjeter si “patronazhist” i tij.
Ne krye te asaj “tavoline” me te gjithe te barabarte ne ate, eshte Brukseli.
Nuk eshte me Vucic e Rama krah tij.
Ata u investuan totalisht tek “Ballkani i hapur”, diametralisht i kundert ky me Procesin e Berlinit.
Keshtu Rama&Co nuk mund te besohen per kthesen 180 grade te befasishme qe moren!
Rama duhej te dorehiqej per investimin e deshtimin e tij!
Prandaj kot mblidhen sot ne Tirane.