Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Serbisë, arriti në Turqi të enjten, gjatë së cilës ai do të ketë një drekë pune me homologun turk Rexhep Tajip Erdogan në Stamboll.

Në një deklaratë për mediat serbe, Vuçiç theksoi se është shumë e rëndësishme që Serbia të ketë një komunikim të shkëlqyeshëm me Turqinë, e cila, sipas tij, është një nga fuqitë më të rëndësishme në botë.

“Eshtë shumë e rëndësishme që Serbia të ketë një komunikim të mirë dhe të shkëlqyeshëm me Turqinë. Turqia është një nga fuqitë më të rëndësishme rajonale në të gjithë botën, por një nga fuqitë më të rëndësishme në botë në përgjithësi.

Potenciali i tyre demografik, ekonomik, kulturor dhe çdo potencial tjetër është i madh. Eshtë e rëndësishme që të kemi një marrëdhënie të mirë me ta. Turqia ka një ndikim të madh në rajonin tonë dhe ne po përpiqemi të ruajmë marrëdhëniet më të mira miqësore që do t’i përmirësojmë në të ardhmen,” vuri në dukje Vuçiç.

Ai shtoi se mendon që Turqia është e interesuar në disa tema dhe se është e rëndësishme për Serbinë të përpiqet të përpiqet të ruajë marrëdhëniet më të mira me “miqtë tanë”.

Përpara udhëtimit të tij në Stamboll, presidenti serb theksoi se ai “as nuk ka pse të thotë se sa të rëndësishme janë bisedimet me presidentin turk”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re