Një recetë e shpejtë dhe e lehtë për t’u përgatitur, me shije mbresëlënëse.
Përbërësit për 4 persona:
▪ 450 g gjoks pule (pa eshtra),
▪ 100 g miell,
▪ 2 limonë,
▪ 2 lugë të vogla vaj ulliri ekstra virgjin,
▪ 100 ml supë pule,
▪ 2 lugë të vogla gjalpë,
▪ 2 hudhra,
▪ 1 lugë të vogël kripë,
▪ 1 lugë të vogël piper,
▪ majdanoz të freskët.
Përgatitja:
Ngrohni furrën në 200 gradë. Në enë përzieni miellin, kripën, piperin dhe korën e një limoni.
Qiteni në enë gjoksin e pulës të prerë në formë bërxollash dhe rrotulloni derisa sipërfaqja të bëhet e mbuluar në tërësi me përzierjen e miellit dhe erëzave.
Priteni një limon në feta.
Në një tigan më të madh dhe në temperaturë mesatare ngrohni vajin e ullirit.

Shtoni mishin e pulës dhe fërgojeni rreth pesë minuta derisa njëra anë të marrë ngjyrë ari-të gështenjtë.
Rrotullojeni gjoksin e pulës, qitni supën e pulës, gjalpin, hudhrën dhe fetat e limonit.
Futeni mishin e pulës në furrë dhe piqeni edhe 10 deri 15 minuta.
Shërbejeni me salcën nga tigani dhe sipas dëshirës pak majdanoz të grirë, transmeton

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re