Një shtetas nga burgu i Drenovës është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore për shkak se kishte konsumuar një sasi ilaçesh.

Mësohet se pas kurimit në spital, dyshohet se ai ka vjedhur nga dhoma e mjekimit një bisturi, mjet i cili i është kapur gjatë kontrollit nga ana e policisë së burgjeve.

Shtetasi i cili ende nuk bëhet i ditur identiteti, mund të jetë i paraburgosur në IEVP Drenovë ose i burgosur i sigurisë së zakonshme, fakt i cili pritet të mësohet në vijim.

Shtetasi A.H. u arrestua për vjedhje, ka qenë në paraburgim, dhe për shkak të thyerjes se sigurisë ai u fut në regjim. Mësohet se do të procedohet për nenin 324/a të kodit penal për futjen e sendeve të paligjshme në institucionet e vuajtjes së dënimit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb