Gazetarja Rudina Xhunga i bëri një thirrje të drejtpërdrejtë
Ministrisë së Kulturës, duke i kërkuar të paguajë gazetarët e kulturës, teksa
komentoi 84-vjetorin e Ismail Kadaresë, që është sot, por që zuri shumë pak
hapësirë në media, në krahasim me ngjarjet e kronikës së zezë.

Duke komentuar ngjarjet e aktualitetit në rubrikën “Opinion”, në News24, ku vendin e zë fatkeqësisht kronika e zezë, Xhunga tha se një gjë e tillë ndodh, pasi gazetarët e kronikës shihen si “yje”, ndërsa ato të kulturës as nuk paguhen.

Xhunga propozoi që gazetarët e kulturës të paguhen të paktën një vit rresht nga Ministria e Kulturës, në mënyrë që të mos jepen vetëm lajme për krimin dhe detaje monstruoze, por të shohim edhe lajme kulture.

“Është njeriu që na bën krenarë. Kam intervistuar shumë
shkrimtarë të huaj, dhe kam qenë Rudina Xhunga që ka bashkëkombëtar, Ismail
Kadarenë. Unë e njoha Shqipërinë përmes dritares që hapi Ismail Kadare. Isha në
Izrael, kur Kadare u vlerësua me çmim, dhe ishte i njëjti si këtu, që priste me
thjeshtësi adhurimin e botës. Ja kam bërë shumë herë pritjet e “Nobelit” dhe më
ka premtuar që një ditë do më tregojë për pritjet.

Kadareja është shqipja jonë e përbashkët, krenaria jonë e
madhe. Nuk është puna që Kadare nuk tërheq, ai tërheq në botë, e jo më këtu,
problemi është se këtu ndodh diçka me kulturën, nëse gazetarët e kronikës janë
yje, ato të kulturës nuk i duan, nuk paguhen.

Pra, problemi është se gazetarët e kulturës këtu nuk
paguhen. Tani i duhet thënë Ministrisë së Kulturës të bëjë politika idealiste.
Para disa ditësh po shihja për një projekt të Ministrisë së Kulturës dhe pata
dëshirë t’i propozojë që paratë duhet të shkojnë për gazetarët e kulturës. Nëse
gazetarët e kulturës do të paguheshin për një vit nga Ministria e Kulturës, nuk
do të merremi me lajmet e krimit. Le ta bëjë shteti, të paguajë gazetarët e
kulturës, për të treguar çfarë bën Timo Flloko.

Dreqi e mori, flasim për aktorët e mëdhenj të këtij vendi, kur ata vdesin, dhe këtë e bëjnë gazetarët e kronikës, ç’është kjo, ku është parë kjo në botë, sepse gazetarët e kulturës nuk mbahen dot me para. Le t’u japin para atyre, sepse para ka. Kultura sjell kulturë, krimi sjell krim”, tha Xhunga.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=NmtQLOhIg6w?feature=oembed&w=640&h=360]

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re