Shkrimtarja Çuli e pyetur nga moderatorja Dilo për librin “Dreri i trotuareve” se çfarë ndodhi kur u botua, ajo tregon se askush nuk shkruajti për Drerin dhe pas shumë vitesh ajo i rikthehet duke e cilësuar si librin më të rëndësishëm të karrierës së saj, pasi janë bërë 32 vite që ai ribotohet.

Ajo gjithashtu ka një këshillë për shkrimtarët e rinj se në qoftë se libri është i mirë ai jeton edhe pa një shkrim, pa një çmim dhe pa u kujtuar askush.

“Më ka ndodhur një fenomen me Drerin, kur u botua në ‘89 në përgjithësi për librat e mia apo për ne se në atë kohë se tani unë jam një grua e madhe, atëherë isha e re, por sidoqoftë mua më ka bërë përshtypje, do bëj një parantezë të shkurtër kur kam prezantuar një roman në ‘98 në panair të librit një nga kolegët e mi shkrimtarë tha se kjo kolegia e re, unë nuk isha e re më as me moshë edhe kisha botuar gjithë ato libra, edhe nga ‘90 deri në ‘98, por ajo ishte e fiksuar që ishim të rinj duhen parë kështu si të rinjtë. Ishte një lloj diskriminimi i lehtë ky që ja bënin dhe të rinjve dhe të rejave, kshuqë nuk shkroi asnjë njeri për Drerin, asnjë shkrim se ishim akoma këta ‘të rinjtë’ që kanë hyrë. Në atë kohë ishin bërë 7-8 vjet që po shkruaja, ishte libri i tretë a i katërt dhe dy filma edhe nuk shkruajti asnjë njeri edhe unë e harrova.

Ra ‘90 dhe unë e harrova se do e harronim se filluan ndryshimet. Mbas ‘95 ishin këto vajzat që ishin bërë gazetare të kulturës dhe më takonin dhe më thoshin ju jeni Diana se kam lexuar Drerin ose djem dhe fillova unë të çuditesha, të kthehesha mbrapsht se ca ka ndodh me këtë libër se unë e kisha harruar.

Tani janë bërë 32 vjet që ai ribotohet sa duam t’i bëjmë një përvjetor sepse në fillim më dukej sikur më pengonte kur më identifikonin vetëm me atë po tashti e kuptoj që ka qenë një libër i rëndësishëm për karrierën time, por edhe për njerëzit derisa jetoj kaq gjatë. Gjithmonë ua them dhe të rinjve mos u mërzitni kam këtë shembull që në qoftë se libri është i mirë ai jeton edhe pa një shkrim, pa një çmim dhe pa u kujtuar askush.”- tregon shkrimtarja.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re