Skip to content

Dridhet Korça/ Lëkundje tërmeti në orët e mëngjesit

Në orën 06.30 në qytetin e Korçës është ndjerë një lëkundje sizmike.

 

Sipas të dhënave paraprake, magnituda e tij ka qenë 3.7 ballë ndërsa epiqendra në fshatin Liboni 11 km lag nga qyteti i Korçës.

 

Lëkundja ka rikthyer panikun në juglindje të vendit.

 

 

Kujtojmë që më 26 Nëntor të vitit 2019 një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë shkatërroi mijëra shtëpi dhe u mori jetën 51 njerëzve.