Policia ka shoqëruar në komisariat një 32-vjeçar, banues në Itali, i cili me mjetin e tij ka bërë drift në një zonë të banuar të Burrelit.

Për kryerjen e manovrave të rrezikshme, i riu është gjobitur nga policia me 40 000 lekë.

Njoftimi i policisë:

Mat

Bëri drift me automjet, në qendër të banuar, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë,  32-vjeçari.

Bazuar në disa pamje filmike në të cilat shfaqet një automjet me targa italiane, duke kryer manovra të rrezikshme (drift), në qytetin e Burrelit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe ata të Policisë Rrugore kanë kryer veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.H., 32 vjeç, banues në Itali,  është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Policisë Rrugore i’u vendos masa administrative 40 000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër,  fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112,  çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re