Drita e Gjilanit, kampionët e Kosovës janë përfshirë në një grup paraeleminator të Ligës së kampioneve ku ishin pjesë skuadrat kampione të katër kampionateve me koefiçentin më të ulët nga UEFA. Kështu Drita e Gjilanit(Kampionët e Kosovës), Santa Koloma(Kampionët e Andorrës), Linkoln(Kampionët e Gjilbraltarit) dhe La Fiorita(Kampionët e San Marinos) po luajnë këtë miniturne dhe fituesja do të luaj kundra kampionëve të Suedisë, Malmoe.
Sot Drita ka fituar gjysëm finale ndaj Santa Koloma duke gjetur kështu finale e paraeleminatoreve. Koha e rregullt është mbyllur në barazim pa gola edhe pse skuadra nga Kosova është treguar dominuese. Ndërsa në shtesë Drita e gjen dy herë rrugën e rrjetës. Është fillimsht Xhevdet Shabani që shënon një super gol dhe nga pika e bardhë është Fidan Gërbeshi që mbyll ndeshjen.
Ditën e Premte sërish në Gjilbraltar do të luhet edhe finalja e këtyre paraeleminatoreve ku Drita do të përballet me Linkoln që kanë fituar me të njëjtin rezultat ndeshjen e tyre./Berati.TV
Drita Gjilan 2-0 Santa Koloma ET
Shënues: Shabani 99’, Gërbeshi 105’+3’
Linkoln 2-0 La Fiorita
Shënues: Hernandez 2’, Moreno 51’
