Drita e Gjilanit bën historinë e futbollit të Kosovës duke u bërë kështu skuadra e parë kosovare që ia del të shkoj në raundin e parë eleminator të Ligës së Kampioneve. Pasi fitoj në shtesa ndaj skuadrës nga Andorra, Santa Koloma e bën të njëjtën edhe ndaj kampionëve të Gjilbraltarit, Linkoln.

Koha e rregullt është mbyllur në barazim 1-1 pasi është Liridon Leci që shënon në fillimin e ndeshjes dhe barazohet në pjesën e dytë nga Korral për Linkoln.

Ndërsa në shtesa zgjidhet gjithçka me dominimin e Dritës edhe pse nis keq për ta me ndëshkimin me karton të kuq të Gërbeshit skuadra nga Gjilani shënon tre herë. Është fillimisht Leci që nga pika e bardhë shënon në minutat shtesë të shtesës së parë dhe pikërish në këtë moment barazohen forcat në fushë pas kartonin të kuq të Lopez për Linkolnin. Ndërsa në pjesën e dytë shtesë janë Shabani dhe Neziraj që kompletojnë ‘’pokerin’’ për Dritën.

Kështu pas Kukësit dhe Shkëndijes do të jetë skuadra e tretë shqiptare Drita në turin e parë eleminator të Ligës së Kampioneve duke pasur një short të pamundur ndaj Malmos./Berati.TV

Linkoln 1-4 Drita

Shënues: Korral 61’/ Leci 2’, 105’+3’, Shabani 120’, Neziraj 120’+4’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re