Pas humbjes së parë të pësuar në Mitrovicë, Drita ka humbur edhe ndeshjen e dytë ndaj Malmoes në Suedi. Fitorja në ndeshjen e parë bëri që Malmoe të mos sfordohej shumë në të dytën ndaj edhe ritmi i ndeshjes ishte përgjithësisht i ulët.

Pas pjesës së parë të mbyllur në barazim në të dytën suedezët shënojnë dy herë duke mbyllur kështu çështjen e kualifikimit. Protagonist është bërë edhe mbrojtësi i kombëtares, Egzon Binaku që pasi hyn në lojë në pjesën e dytë jep asistin e golit të dytë të kampionëve suedez.

Drita ka patur një mbështetje të fortë në tribuna nga tifogrupi i saj “Intelektualët” por edhe tifozë të tjerë kryesisht nga “Tifozat Kuqezi’’ që jetojnë në Suedi.

Kështu për Dritën duhet të quhet sukses kalimi i dy tureve paraeleminatore dhe bashkë me Prishtinën të kontribojnë në rritje e koeficientit të Kategorisë Superiore në Kosovë./Berati.TV

Malmoe 2-0 Drita

Shënues: Strandberg 55’, Larson 60’

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re