Pas eleminimit nga Liga e Kampioneve ka kaluar në turin e dytë të Europa Ligë ku është përballë me Dudelanzh e njohur për shqiptarët pas eleminimit që i ka bërë vite më parë Laçit. Kjo është përballja e dytë mes një skuadre kosovare dhe një luksemburgase pas asaj mes Prishtinës dhe Fola Esh që u mbyll me kualifikimin e këtyre të fundit.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Dritën që pasi ruajti të paprekur portën për 45’ minuta, kalon përpara me Shabanin në shtesë.

Por me nisjen e fraksionit të dytë është Perez që barazon shifrat. Ndërsa nga pika e bardhë është Trupel që kalon përpara luksemburgasit. Gjilanasit e mbyllin ndeshjen me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të Krasniqit por kualifikimi pritet të vendoset në Mitrovicë në ndeshjen e kthimit./Berati.TV

Dudelanzh 2-1 Drita

Shënues: Perez 66’, Trupel 81’ (pen)/ Shabani 45’+2’

Karton i kuq: Krasniqi 80’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re