Zv.kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është takuar me Papa Françeskun në Vatikan.

 

Ai ka publikuar një video nga vizita e tij, teksa shkruan se ka patur nderin që të zhvillojë një takim të tillë.

 

Abazoviç e ftoi Papa Françeskun që të vizitojë sa më shpejt Malin e Zi.

 

“Unë isha i vetmi zyrtar i lartë si i ftuari i nderit në Audiencën speciale të fundvitit që ka rëndësi unike për botën e krishterë. Në fund të saj, Ati i Shenjtë zbriti shkallët dhe më përshëndeti në mënyrë të veçantë. E ftova në Mal të Zi, i thashë se ne jemi një vend i veçantë i bashkëjetesës ndëretnike, ndërfetare, ndërgjuhësore. Unë vij nga Ulqini, ku ka një komunitet katolik që po vuan pasojat e kohës që jetojmë- emigracionin, mungesën e kuadrit fetar, etj.  E ftova Atin e Shenjtë të vizitojë Malin e Zi prej nga vjen Emilio Ognjanovic. Papa tha se ‘kam dëgjuar për Malin e Zi nga vjen njeriu që më ka urdhëruar Peshkop’. Ai më dha bekimin për punët e mira që duam të bëjmë në shërbim të vendit tonë, të stabilitetit të vendit.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko