Fax News zbulon  se Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një ndaj  Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Dritan Dajtit i kanë mbetur për të vuajtur akoma burg dhe 3 mijë 917 ditë ose thënë ndryshe dhe 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë.

Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e 20 prillit 2001, duke futur këtu dhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasje i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht. Kjo pasi pjesën dërmuese të dënimit ose thënë ndryshe ¾ e masës së dënimit ai e ka shlyer në burg dhe mund të praktikohet lirimi i tij.

Në datën 11 maj 2020 gjyqtari Tomor Kullolli, ka vendosur të bashkojë dy dënime të Dritan Dajtit me 23 vite dhe 25 vite burgim, në një dënim të vetëm, duke dënuar përfundimisht Dajtin me 25 vite burgim

Më kërkesën e depozituar nga Dritan Dajti ka qenë dakord dhe drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re