Dritan Dajti, i dënuari me 25 vite burgim, mësohet të jetë shtruar në spital si pasojë e problemeve që ka pasur me shëndetin.

Sipas gazetarit të Ora News, Elton Qyno, Dajti mendohet se ka pasur shenja të prekjes nga Covid-19 dhe për pasojë është shtruar në spital në kushte të rrepta sigurie.

Burime për Ora News, shprehen se gjendja shëndetësore e Dajtit është e normalizuar dhe po mbahet nën mbikqyrjen e mjekëve.

Dajti po vuan dënimin me 25 vite burgim në bur gun e Peqinit, pasi u dënua nga gjykata për vr asjen e 5 personave. 4 prej të cilëve efektivë të policisë dhe 1 biznesmen, Agim Beqa, vrasje e kryer në vitin 1999 në Tiranë.






Previous articleNis “Për’puthen 40″/ Spektakli per beqarët në moshë më të madhe

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re