“Berisha është një kafshë politike që e di se sa peshë elektorale ka secili.”

Kështu u shpreh në emisionin “Arnautistan” analisti Dritan Hila.

Siç u shpreh analisti, Berisha di mirë se kë duhet të tërheqë në momente deçizive dhe se kush mund ti shërbejë atij për çështje votash.

“Berisha është një kafshë politike që e di se sa peshë elektorale ka secili dhe e di se kë duhet të tërheqë në momente deçizive.

Edhe non grata e tij nuk mendoj se ka efekt tek ndjekësit e tij. Berisha përdor kauzat, njerëzit, çështjet etj etj”, tha Hila.

Hila foli edhe për shpalljen non grata të ish-liderit të PD Sali Berisha.

Ai u shpreh se non grata e tij ka ardhur pasi Berisha tentonte të fuste hundët në skema të mëdha.

“Shpallja non grata e Berishës nuk mendoj se ka efekt tek ndjekësit e tij. Shpallja non grata është një lojë shumë e madhe, këtu e shohin si një lojë të vogël, ku Sorosi ka investuar për ta nxjerrë non grata.

Berisha i prishi punë amerikanëve dy herë, një herë në 96-ën kur fuste hundët në Kosovë dhe në 2013-ën kur filloi të fliste për albanofobinë, për dhënien e pasaportave për kosovarët.

Berishën e kanë goditur si një deng pa markë që po përpiqet të futet në skema të mëdha”, tha Hila.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re