Analisti Dritan Hila, njëkohësisht drejtues i emisionit “Arena” në RTV Ora duke komentuar zgjedhjet e 30 qershorit Hila tha se Rama del më i fortë nga këto zgjedhje.

“Kriza politike do kohë që të zgidhet. 

Nuk do të zgjidhet sot për nesër.

 Të gjitha palët duhet ta kenë kuptuar leksionin që duhet të shkojnë në zgjedhje dhe nuk është ajo që e përcakton se kush është i mençur dhe kush jo.

 Natyrisht që do të ulen në tryezë.  

Nga këto zgjedhje del më i fortë Rama, sepse është pikërisht ai që ka qenë në krahun e ndërkombëtarëve që kanë thënë se do të votohet.

 Ai është që do të jetë i favorizuar në këto diskutime. 

Opozita nuk duhet të bëjë qëndrimin mur kundër murit, të vërë kushte të panegociueshme. Duhet të ulen në bisedime. 

Nuk mund të shkohet në tryezë vetëm me kushtet e njërës palë dhe nëse vazhdon me këtë qëndrim do të marrë të njëjtin leksion.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re