Dritan Hila ka komentuar sot krahasimin që bëri Edi Rama me ironi mes figurave të PS dhe opozitës në listat e kandidatëve për deputetë.

Hila tha në “Open” se opozita bën bullizëm dhe përdor fjalor të tmerrshëm, ndërsa Berishën e cilësoi si kryebullistin e Shqipërisë, për të cilin thotë se ka terrorizuar gratë e PS.

Hila: Në rastin e Dumës dhe Shehut ka bërë gabim. Por problem është që e fundit që ka bërë bullizëm është opozita. Askush nuk kujtohet të thojë statuset e opozitës kundrejt Ramës me një fjalor të tmerrshëm.

Rama i bie dajres dhe këta fillojnë e kërcejnë me dajren e Ramës. Të mos harrojmë që numri 5 është kryebullisti i Shqipërisë. Edhe sot që mezi sheh ipadin e kompjuterin, nuk lë rast pa sulmuar politikanë.

Të mos harrojmë që është Sali Berisha që ka terrorizuar gratë e nderuara të PS dhe të themi po terrorizohet kjo opozitë nga bullizmi i Edi Ramës, se mos harrojmë që përvec tij asnjë tjetër nuk bën bullizëm nga krahu i majtë.

Ndërsa nga krahu i djathtë është një skodë e tërë që e sulmon. Kemi Palokën, Vasilin që të gjithë janë eksponentë të rangut të parë. Nëse merremi me bullizmin e Ramës, të merremi edhe me bullizmin e opozitës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re