Gazetari Dritan Hila e shesh si çlirim të shoqërisë shqiptare faktin që DASH e shpalli “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai tha se të gjithë e dinë që Berisha është vrasësi i katër protestuesve të 21 janarit, duke shtuar se nuk ka pasur asnjëherë drejtësi.

“Prokurori i njohur Shkëlqim Hajdari tha ai, ka qendruar tre ditë jashtë kryeministrisë pasi nuk lejohesh të hyje të merrje prova”.

Dritan Hila: Shpallja “non-grata” e Berishës e ka çliruar shoqërinë shqiptare dhe institucionet shqiptare. Ishte shumë i fortë, por i kanë rënë fuqitë pas shpalljes “non-grata”.

Ca e mbrojnë se kanë interesa, ca e mbrojnë se kanë frikë. Unë them, nëse nuk hapen sot kur do hapen?

Pas një viti do thoshim u hapën për zgjedhje lokale, pas 4 vitesh do thoshim po përgatit Rama mandatin e katërt.

Është çlirim për shoqërinë. Gërdeci ishte një çështje politike ku ishte implikuar tërësisht Berisha. E dimë se 21 janari është bërë dhe ata 4 janë vrarë me urdhër të Berishës.

Dhe ai është mburrur për këtë, madje tha se do i qëllonte me plumb dhe kryetarit të opozitës.

Shkëlqim Hajdari ka thënë se shyqyr na lanë pas tre ditësh të hyjmë në kryeministri, nuk hynte prokuroria aty për tre ditë për të marrë provat gëzhojat.

Dhe gardistët mjekoheshin aty me ambulanca. Mendoni se ka pasur drejtësi kur Berisha i thoshte prokurores së përgjithshme lavire bulevardi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re