Ditën e djeshme, kryetari i bashkisë së Vlorës, reagoi për të gjitha akuzat e bëra ndaj tij duke aluduar se ishte takuar me kunatin e Lulzim Bashës.

Në një postim në rrjetin e tij social facebook, Leli është ëprgjigjur ndaj këtyre aludimeve, duke thënë se këto ishin vetëm skenarë të qëndisur dhe shtoi se nuk e kishte takuar kurrë as nuk e kishte parë kurrë në jetë kunatin e kryetarit të partisë Demokratike.

Në mbështetje të tij, në postin që Leli ka shpërndarë ka komentuar edhe Skënder Brataj, drejtori i përgjithshëm të qendrës kombëtare të Urgjencës.

Në komentin që Brataj ka bërë, ka shkruar se e njeh shumë mirë Dritan Lelin dhe i shpreh vlerësimet që ka për të pasi është një njeri që vjen nga një familje e respektuar vlonjate.

“Vlora per fatin e keq i ka te dy modelet! Sms, letrat anonime dhe shpifjet. Per fatin e mire, siç tregojne komentet, predominon vleresimi i qytetareve, sidomos atyre vlonjate.

Ne, shoket e tu, te njohim pavaresisht dhe te vleresojme ashtu sic je, i drejte, i matur, i respektuar dhe i edukuar. Vleresimi nuk behet as me artikuj, as me hamendje. Kujto qe vjen nga nje vend me tradite dhe nga nje familje vlonjate shume e respektuar, cilesi qe tregojne pjekurine qe demonstron.

Te perqafoj mik!”- ka shkruar Brataj në komentin e tij.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re