Skip to content

Dritan Leli paraqitet në SPAK. Ish-kryebashkiaku i Vlorës-gazetarëve: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

Dritan Leli ne SPAK

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana lala. Ende nuk dihet arsyeja e thirrje së tij në SPAK.

Leli ka qëndruar brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme prej më shumë se 1 ore, ndërsa nuk dihet çështja për të cilën është pyetur apo thirrur.

Në komentin e tij të shkurtër për mediat, Leli u shpreh se “nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.