Duke pranuar se zjarrfikësit nuk janë paguar për orët shtesë, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli premtoi se kjo gjë do të ndryshojë.

 

Ai deklaroi për mediat se zjarrfikësit nuk janë paguar për shkak të kufizimeve ligjore.

 

“Zjarrfikësit janë paguar të gjithë për orët e punës së zakonshme, për orët shtesë dhe do paguhen për të gjitha orët shtesë që kanë ngelur pa paguar për arsye të kufizimeve ligjore që ka për pagesën e tyre. Punonjësit e zjarrfikëses do paguhen për çdo orë punë.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re