Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor Dritan Lleshin për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave me funksione publike.

Prokuroria e Posaçme e kishte akuzuar Lleshin për këtë vepër penale, sipas nenit 245/1 të Kodit Penal (para ndryshimeve të vitit 2021). Ai u gjykua me procedurë të shkurtuar, çka solli edhe një ulje të dënimit me 1/3, sipas ligjit.

Në vendimin e shpallur nga gjyqtarët Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Erjon Çela, u vendos që Dritan Lleshi të dënohet përfundimisht me 8 muaj burg.

Dënimi do të nisë të llogaritet nga momenti kur vendimi të marrë formë të prerë dhe do të kryhet në një institucion të sigurisë së zakonshme.

Gjykata urdhëroi gjithashtu kthimin e një telefoni celular të sekuestruar gjatë hetimeve pronarit të tij. Ngarkimin e Lleshit me shpenzimet gjyqësore, në shumën 40,060 lekë.

Njoftimi i prokurorisë:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale ndaj të pandehurit
Dritan Lleshi, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm
ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i
dytë i Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 14.05.2021)”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe
Erjon Çela, me vendimin Nr. 46, datë 24.06.2025 vendosi:
 Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Lleshi, për kryerjen e veprës penale
“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione
publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal, (para
ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 14.05.2021) dhe dënimin e tij me 1 (një)
vit burgim.
 Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3,
duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Dritan Lleshi me 8 (tetë) muaj
burgim.
 Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal, si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të
drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e
dënimit për të pandehurin Dritan Lleshi do të fillojë të llogaritet nga dita e
marrjes formë të prerë të këtij vendimi dhe do të kryhet në një nga Institucionet
për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.
 Në lidhje me provat materiale
Aparati telefonik celular i markës “Samsung Galaxy J3 Eclipse”, me ngjyrë të
zezë, me IMEI ****, t’i kthehet shtetasit A.N, konform nenit 190/1 gërma “ç” të
K.Pr.Penale.
 Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, në masën
40060 (dyzet mijë e gjashtëdhjetë) lekë, të seancës paraprake dhe gjatë gjykimit,
i ngarkohen të pandehurit, në bazë të neneve 393/1 dhe 406/4 të K.Pr.Penale.
 Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko