Skip to content

Dritan Shano: Berisha do të përfitojë nga demokratët, nuk i hyn më në punë Partisë Demokratike

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dritan Shano shrkaun se çdo individ i cili nuk fiton votën e mazhorancës se shqiptarëve nuk i hyn në punë Partisë Demokratike, duke iu referuar Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. 

“Çdo individ i cili nuk fiton votën e mazhorancës se shqiptarëve nuk i hyn në punë Partisë Demokratike, pavarësisht sa e duan shumica, gjysma apo çereku i demokratëve këtë individ.

Nëse ky individ i rishfaqet demokratëve si alternativë, ai po tenton të përfitojë prej demokratëve, dhe jo demokratët prej tij. Ky është rasti i dy kryetarëve të fundit të Partisë Demokratike.

Pikërisht për të evituar këto raste, partitë politike mbrojnë interesin, konkurrueshmërinë, dhe besueshmërinë e tyre në elektorat, duke  kufizuar mandatin e kryetarit.

Tributë, dhe/ose shpk-të politike, siç edhe kemi parë, sillen ndryshe.

Suksese në jetë!”, shkruan Shano.