Skip to content

Dritan Shano kundër vaksinës anti-COVID: Nuk e bëj, s’lejoj njeri të më prekë ADN

Teksa gara për gjetjen e një vaksine efektive kundër koronavirusit vijon, ekonomisti Dritan Shano është kundër saj. Ai deklaroi për emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus” se kjo vaksinë prek kodin gjenetik të njeriut. Shano tha hapur se nuk do ta bëjë vaksinën.

 

“Patjetër, në aq pak rreshta të atij statusi unë nuk kisha ndërmend të shpjegohesha, ka vaksinë tradicionale por ajo vaksinë të cilës unë i referohesha nuk është vaksina tradicionale ajo vaksinë që vjen me element të kodit tim gjenetik. ADN dhe ARN, ajo përdoret si çelës që lëviz ARN, këtë unë nuk lejoj njeri të ma preki dhe kjo është një çështje personale e imja është një qëndrim personal i imi, që unë nuk guxoj t’ia sugjeroj njeriu, çdo njeri është i lirë ta bëjë, unë dua të jem po aq i lirë sa ai që thotë dua ta bëj vaksinën, që të mos e bëj vaksinën, kaq ishte.”

 

Dritan Shano komentoi edhe faktin që vaksinat janë porositur tek Bill Gates. Ai u shpreh se Bill Gates i ngjan një personi të interesuar për një treg vaksinash.

 

“Bill Gates është njeri që ka ndihmuar botën me Microsoftin ndërkohë që ka një problematikë të madhe me patentimin e gjithë këtyre iniciativave që lidhen me mjekësinë e vaksinat e me radhë, shumë kohë përpara sesa të ndodhte kjo pandemi, dhe tani ti hap TV dhe sheh Bill Gates që flet për virusin, hap FB të del Bill dhe Melinda Gates që flasin për vaksinën e me radhë, më shumë sesa filantropë, unë i shoh edhe njerëz të interesuar për një treg vaksinash.”

 

Në këtë kuadër, ekonomisti Dritan Shano shtoi se presidenti i SHBA, Donald Trump ka ndërprerë ëndrrat globaliste të këtyre njerëzve. Ai lutet që zgjedhjet presidenciale në SHBA t’i fitojë Donald Trump.