Një djalë i ri mori fjalën në podiumin e protestës duke thënë se ndryshe nga ajo që thotë kryeministri Rama, protestohet kundër investimeve shpopulluese e jo strategjike.

Gjithashtu tha se duhet të ndërtohet shteti e jo pushteti dhe duhet të vijojë protesta.

  • “Protestoj sepse shikoj dritë në fund të tunelit, shpresoj se këtë vend mund ta bëjmë vetëm ne. Rama na tha ju s’i doni investimet strategjike, e gabuar! Rama na tha s’i doni turistët, e pavërtetë! Ne nuk duam investimet shpopulluese, që dëmtojnë natyrën!
  • E dyta, qeveria shqiptare duhet të ndryshojë një koncept të gabuar, ne duhet të ndërtojmë shtetin dhe jo pushtetin! E treta, gjyshërit tanë kanë vuajtur komunizmin, tani është radha jonë! Mos u dorëzoni, mos u dorëhiqni, mos u sprasni!”, tha i riu.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re