Vettingu, edhe pse një procesim pastrimi të drejtësisë në parim, vijon të ofrojë raste skandaloze shkarkimesh. Më i fundit, ai i Andri Ymerit, gjyqtarit të Shkodrës, me një emër të mirë publik.

Pse me “një emër të mirë publik”? Sepse, në një Shqipëri të vogël, me një përqindje të madhe jete edhe provinciale, çdo njeri e ka marrë çmimin e tij në vite për atë çfarë është, nga përvojat e shumta me njerëz.

Kjo vlen dhe për njerëzit e drejtësisë. Mbi ta, për shkak të delikatesës së profesionit, ka dhe një vlerësim publik, nëse janë kështu apo ashtu dhe, vlerësimi publik rrallë gabon. Kjo nuk merret hiç në konsideratë nga ata që punojnë në makinërinë e vettingut, duke prodhuar dhe raste si ky i fundit, i Andri Ymerit, i cili nuk ka justifikuar të ardhurën 3 milion lekë të vjetra nga babai, i cili i kishte fituar duke shitur mollë në rrugë, por që nuk i poërgjigjet kësaj me dokument fiskal(!!!).

Ndaj, në rrjete e media po qarkullon një foto e babait të gjyqtarit, pikërisht duke shitur mollë në rrugë, për të cilat duhej të kishte paguar taksa – jo sot, por atë kohë që as konceptohej një detyrim fiskal për këtë lloj shitjeje në rrugë që thjesht të jep bukë – prej së cilit e ka pësuar i biri. /tesheshi.com/       

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re