Rreth 200 njerëz vdesin çdo ditë nga mbidoza e drogës në Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti nga  DEA.

Të dhënat paraprake tregojnë se mbi 72,000 vetë vdiqën nga mbidoza e opiumit në 2017, raporton AP.

Raporti thotë se zyrtarët federalë vunë në dukje praninë e lartë të metamfetaminës dhe kokainës në vendet ku nuk ishin përdorur më parë.

DEA është gjithashtu e shqetësuar se njerëzit po e  keqpërdorin legalizimin e marihuanës dhe e kanë trafikar atë në zona ku nuk është legalizuar.

Në jug të Shteteve të Bashkuara, vdekjet e shkaktuara nga mbidoza e heroinës u rritën me 22 për qind gjatë 2015 dhe 2016, ndërsa shkalla e rritjes në verilindje të Shteteve të Bashkuara është 25 për qind.

Disa drogëra sintetike të ardhura nga Kina, e të cilat janë më të lira dhe shumë më të forta se heroina, janë shqetësimet kryesore të agjentëve federalë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re